Aktualitet

Vrasja e dy grave,kryeplaku i fshatit tregon ç’pa: Janë përleshur,tek dera gjetëm protezat

5 Mars 2022, 16:31 Nga DOSJA
Vrasja e dy grave,kryeplaku i fshatit tregon ç’pa: Janë

KORÇË- Kryeplaku i fshatit Progër në Devoll, Nevruz Hoxha është ai i cili njoftoi policinë se Fatmira dhe Bukurie Bami janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në Devoll. Për mediat ai thotë se nusja, Fatmira Bami ishte kthyer nga Greqia pak ditë më parë, ndërsa bën me dije se nuk ka asnjë informacion lidhur me shkakun e vrasjes së ndodhur. I pyetur nga gazetarët, Hoxha ka treguar se trupin e pajetë të Bukurie Bamit e kishte gjetur në korridor, ndërsa trupin e nuses së saj e kishte gjetur në dhomën e ndenjes.

“Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Sot pasdite më ka marrë një telefon një djalë dhe më ka thirrur dhe mora e Policinë. Nuk i di motivet e ngjarjes. Ali Zili bënte drru në mal dhe i shiste për bukën e gojës. Unë nuk e di që t’i ketë shitur drru, pasi po t’i kishte shitur do të ishin atje të paprera. Në oborr ka drru. Vajza ka ardhur disa ditë më parë nga Greqia. Më të marrë njoftimin, plaka ishte në korridor e shtrirë, nusja ishte brenda në dhomë. Në hyrje të portës ishte telefoni dhe një protezë dhëmbësh. Në dhomë më pas ishte nusja e saj. Autori ishte i varfër, një herë tjetër është dënuar për dhunë në familje,”-tha ai në prononcimin e dhënë për kamerat.

LAJMI KRYESOR: Vrasje e dyfishtë në Korçë, 2 gra janë vrarë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nevruz hoxha vriten nuse e vjehrre ne korce nevruz hoxha vriten nuse e vjehrre ne korce

Sondazh

Poll