Aktualitet

Basha shkon në pikë karburanti, me çmimet nga pas thirrje qeverisë: Hiqni taskat!

5 Mars 2022, 15:41 Nga DOSJA
Basha shkon në pikë karburanti, me çmimet nga pas thirrje

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga një pikë karburanti, i ka bërë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që të marrin masa për uljen e çmimit të naftës. Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Basha pozon duke evidentuar çmimin 230 lekë për litër naftë, shifër kjo rekord për vendin, duke i bërë apelin e tij kryeministrit Edi Rama.

“Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. I ka të gjithë mekanizmat, përmes uljes së taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve. Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. I ka të gjithë mekanizmat, përmes uljes së taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve,”-thotë Basha në video.

POSTIMI I PLOTË:

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha rritja e cmimit te naftes lulzim basha rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll