Aktualitet

DETAJE-Vrasja e dyfishtë në Devoll, arrestohet autori i ngjarjes, 36-vjeçari fshihej në mal

5 Mars 2022, 15:39 Nga DOSJA
DETAJE-Vrasja e dyfishtë në Devoll, arrestohet autori i ngjarjes,

DEVOLL– Policia e Shtetit ka vënë në pranga 36-vjeçarin Ali Zili, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së dyfshitë të nuses dhe vjehrrës në Devoll. Nga njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit bëhet me dije se 36-vjeçari kishte hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave por në fakt kishte hasur në rezistencë, ndaj dhe i kishte dhunuar me sende të forta duke u shkaktuar vdekjen. Më pas, ishte larguar për t’u fshehur në mal, ku edhe është kapur nga Policia. Deri më tani rezulton se Zili ishte me precedentë të mëparshëm penalë. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Devoll

Policia identifikon dhe kap në kohë rekord, autorin e dyshuar të vrasjes së dy shtetaseve në fshatin Progër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në fshatin Progër, Devoll, ishin gjetur të pajeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre shtetaset F. B., dhe B. B., menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër. Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Vrasje e dyfishtë në Korçë, 2 gra janë vrarë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ali zili bukurie bami korce policia e shtetit vriten nuse e vjehrre ne korce ali zili bukurie bami korce policia e shtetit vriten nuse e vjehrre ne korce

Sondazh

Poll