Bota

Polonia arreston një gazetar spanjoll, e akuzon si spiun të rusëve

4 Mars 2022, 21:27 Nga DOSJA

VARSHAVË – Shërbimi Sekret i Polonisë njoftoi sot se ka arrestuar gjatë mbrëmjes së 27 shkurtit një gazetar spanjoll me akuzën e spiunazhit në favor të Rusisë. Pablo Gonzalez akuzohet se ka dhënë informacione për palën ruse gjatë kohës së qëndrimit në Poloni në dëm të shtetit polak. Arrestimi i tij u bë pranë kufirit polako-ukrainas. Avokati i tij tha se gazetari spanjoll po mbahet aktualisht në burgun e Rzeshzhovit në Poloni.

Lajmi u konfirmua dhe nga Ministria e Jashtme Spanjolle.

Shërbimi Sekret i Polonisë deklaroi se Gonzalez ka kryer veprën penale të spiunazhit sipas nenit 130, pika 1 të Kodit Penal të Polonisë. Ai konsiderohet nga zyra e inteligjencës polake si shtetas spanjoll me origjinë ruse dhe se shërben si agjent i Drejtorisë së Inteligjencës Kryesore të Stafit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse (GRU).

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: Jaun News

(d.v/dosja.al)

 


Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Loading ... Loading ...

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll