Bota

15 vjet burg për informacione të rreme, Putin firmos ligjin e ri të tmerrshëm

4 Mars 2022, 21:39 Nga DOSJA
15 vjet burg për informacione të rreme, Putin firmos ligjin e ri

MOSKË – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin firmosi një nga ligjet më të rënda dhe më skandaloze në historinë pluraliste të Rusisë. Shefi i Kremlinit dekretoi sot ligjin e ri për të dënuar me 15 vjet burg çdo person që shpërndan informacione të rreme për forcat e armatosura ruse. Ky ligj u miratua fillimisht me unanimitet nga parlamenti rus.

Por, Putin nuk është ndalur me kaq. Ai ka firmosur dhe ligjin e ri për të gjobitur dhe dënuar me burg çdo shtetas rus që mbështet sanksionet ndaj Moskës.

Shumë media ruse pro-qeveritare u është mbyllur transmetimi në Perëndim për shkak të propagandës pro-luftës në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll