Bota

Abazi:Protesta në Beograd pro-Rusisë s’është lajm, ndryshoi optika perëndimore ndaj Serbisë

4 Mars 2022, 22:00 Nga DOSJA
Abazi:Protesta në Beograd pro-Rusisë s’është lajm,

PRISHTINË – Ish-kryetarë i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi beson se tashmë Perëndimi po shikon fytyrën e vërtetë shoviniste të Serbisë pas protestës së sotme në Beograd në mbështetje të Rusisë në luftën me Ukrainën. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Abazi thotë se kjo protestë masive në Beograd nuk përbën lajm pasi shteti serb ruan ende trashëgiminë politike të ish-diktatorit Sllobodan Millosheviç, i njohur për masakrat dhe genocidet në luftërat në ish-Jugosllavi. Sipas anëtarit të Vetëvendosjes, shtetet e Perëndimit duke krahasuar sulmet e Rusisë në Ukrainë me qëndrimet e Serbisë po kupton karakterin e vërtetë të shtetit serb nëpërmjet këndvështrimit të popujve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë që kanë vuajtur nga krimet e shtetit serb.

POSTIMI I BOIKEN ABAZIT:
Protesta masive në Beograd në mbështetje të Rusisë nuk përbën lajm. Serbia kjo ka qenë, e pandryshuar prej Millosheviçit, e drejtuar nga trashëgimtarët e tij politikë, me të njëjtat aspirata ekspansioniste në rajon, e lidhur kokë e këmbë me Rusinë.

Lajmi nuk është protesta në Beograd. Beogradi nuk ka ndryshuar asgjë. Lajmi është ndryshimi i optikës perëndimore mbi Serbinë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni boiken abazi lufta ukraine-rusi serbia boiken abazi lufta ukraine-rusi serbia

Sondazh

Poll