Bota

Sekretari amerikan Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën ndaj Rusisë

4 Mars 2022, 21:50 Nga DOSJA
Sekretari amerikan Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën ndaj

LONDËR – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken beson se Ukraina do të arrijë ta thyejë Rusinë në luftë me kalimin e kohës. Shefi i diplomacisë përmendi se nuk është i bindur se për sa kohë do të zgjasë lufta mes dy vendeve, por theksoi se triumfi i forcave ukrainase është i pashmangshëm.

“Pesha e ushtrisë ruse tejkalon kapacitetin e Ukrainës. Por, kalimin e kohës, do të bëhet e qartë se Moska nuk mund të shtypë dhe nëpërkëmbë vullnetin e një populli. Nëse ky është qëllimi i Rusisë për të rrëzuar qeverinë ukrainase dhe të instalojë një regjim kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë gjë në një mënyrë ose një tjetër. Gjëja më e keqe është se ky konflikt u armatosur mund të përshkallëzohet edhe më shumë”, tha shefi i diplomacisë amerikane Blinken.

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll