Bota

SHBA dhe BE gati sanksione të reja ndaj Rusisë, Von Der Leyen: Lufta nuk do mbarojë shpejt

4 Mars 2022, 18:55 Nga DOSJA
SHBA dhe BE gati sanksione të reja ndaj Rusisë, Von Der Leyen: Lufta

BRUKSEL – Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të miratojnë sanksione të reja më të ashpra ndaj Rusië nëse vazhdon lufta në Ukrainë. Lajmi u konfirmua nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Von Der Leyen pranoi se fundi i konfliktit të armatosur Rusi-Ukrainë është ende larg.

“Jemi gati të ndërmarrim sanksione të reja nëse Putin nuk ndalon luftën që ka nisur. Fundi i luftës është ende larg. SHBA dhe BE janë të vendosura për të vepruar të bashkuara kundër Rusisë”, u shpreh pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, eksponentja e Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, Blinken theksoi se SHBA dhe BE duhet të ruajnë këtë qëndrim të prerë ndaj Rusisë derisa lufta të përfundojë dhe forcat ruse të largohen nga Ukraina në mënyrë që populli ukrainas të rifitojë sovranitetin dhe lirinë.

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: Anadolou Agency

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll