Bota

FT/ E gjithë bota kundër Rusisë, serbët dalin në marshim pro-luftës në Ukrainë

4 Mars 2022, 19:28 Nga DOSJA
FT/ E gjithë bota kundër Rusisë, serbët dalin në

BEOGRAD – Mëse 2 mijë qytetarë serbë marshuan sot para ambasadës së Rusisë në mbështetje të aleatit të tyre në luftën në Ukrainë. Me fotot e presidentit rus Vladimir Putin dhe flamuj të Rusisë, pjesëmarrësit hodhën ofendime dhe akuza ndaj NATO-s duke kujtuar bombardimin e Beogradit në vitin 1999.

Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet shtete në Europë që nuk kanë pranuar të vendosin sanksione dhe të dënojnë sulmin rus në Ukrainë. Bashkimi Europian po ushtron presion ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të pranojë zbatimin e sanksioneve të BE ndaj Moskës. Edhe pse shteti serb është pro-sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, Beogradi nuk ka pranuar të vendosë sanksione apo kufizime ndaj Rusisë.

Burimi: US Neës, Danas

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll