Bota

Autokolona ruse drejt Kievit, SHBA: Është bllokuar, forcat ukrainase kanë goditur

4 Mars 2022, 20:02 Nga DOSJA
Autokolona ruse drejt Kievit, SHBA: Është bllokuar, forcat ukrainase

SHBA – Qendra ushtarake amerikane Pentagon raportoi së fundmi se forcat ukrainase kanë mundur të bllokojnë avancimin e një autokolone ruse të gjatë 65 km drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Raportimi erdhi nga zëdhënësi i Pentagonit John Kirby. Ai bëri me dije se forcat ukrainase.

“Ne kemi informacionet tona se një urë ka shpërthyer. Kemi sinjale se ukrainasit kanë goditur autokolonën. Besojmë se këto veprime kanë bërë që autokolona të ngecë dhe automjetet ushtarake me pajisjet logjistike të ndalojnë”, tha Kirby.

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë thanë më herët se autokolona ruse ndodhej rreth 20 km larg Kievit.

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll