Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia: Pranojmë të zhvillojmë bisedime në Turqi (DATAT)

4 Mars 2022, 18:45 Nga DOSJA
Lufta me Ukrainën, Rusia: Pranojmë të zhvillojmë bisedime

MOSKË – Ambasadori i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Gennady Gatilov mirëpriti ftesën e ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu që ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës (Sergey Lavrov dhe Dmitro Kuleba) të negociojnë për luftën mes dy shteteve në Turqi. Diplomati rus pranoi se propozimi i Turqisë që ky samit të zhvillohet në datat 11-13 mars është një ide e mirë.

Dje, Arabia Saudite u vetëofrua si vend për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës mes tyre. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi se do të dëshironte të ishte ndërmjetës mes homologëve Putin dhe Zelenskyy për të biseduar për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë në fillim të muajit shkurt. Ai vizitoi të dy vendet, por në 24 shkurt Moska nisi operacionin e pushtimit të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: Daily Sabah

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll