Sport

Skuadra amerikane përjashton pilotin rus të Formulës 1

4 Mars 2022, 12:23 Nga DOSJA
Skuadra amerikane përjashton pilotin rus të Formulës 1

ANGLI – Piloti rus i Formula 1, Nikita Mazepin, nuk do të garojë për skuadrën e “Haas” në sezonin e ri që pritet të fillojë këtë muaj, pas luftës së filluar tashmë prej më shumëp se një jave mes Rusisë dhe Ukrainës.

Edhe pse Fedrata Ndërkombëtare e Automobilizmit, FIA, i dha pilotit dritën jeshile për të garuar, por të mos përfaqësohej me flamurin rus, duket se ekipi amerikan nuk ka mundur dot ta pranojë atë.

Për ta zëvendësuar Mazepinin, skuadra po mendon për emrin e Pietro Fitipaldi, Braziliani që qëndron si pilot rezervë te “Haas”.

Ai është nipi i 2-herë kampionit të botës në Formula 1, Emerson Fitipaldi dhe do të bëhet shok skuadre me Mik Shumaker, djali i të madhit Majkëll Shumaker.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #f1 #garat #lufta fia rusia ukraina #f1 #garat #lufta fia rusia ukraina

Sondazh

Poll