Sport

Strakosha larg Lazios, alternativat; nga portieri 80 milionësh te zbulimi i Serie B

4 Mars 2022, 12:10 Nga DOSJA
Strakosha larg Lazios, alternativat; nga portieri 80 milionësh te zbulimi i

ITALI– Lazio hap kapitullin e portierëve për të mos mbet i papërgatitur në merkaton e verës. Strakosha është gati drejt largimit, pasi ende nuk i është ofruar rinovimi i kontratës. Reina gjithashtu nuk premton stabilitet mes shtyllave. Drejtuesit janë duke studiuar profile të ndryshme, Sarri ka kërkuar me patjetër që në verë të afrohet një portier.

Tekniku pëlqen Kepa-n të Chelseat, 27 vjeç. I paguar 80 milionë nga klubi anglez, ai ka një pagë rekord prej 7 milionë në vit. Ai mund të vinte vetëm në huazim me gjysmën e pagës. Një tjetër alternativë është ai Sergio Rico-s, 28 vjeç, spanjoll nën kontratë me PSG. Ideja tjetër është tërësisht italiane dhe të çon në Cremonese:Marco Carnesecchi. I lindur në vitin 2000, në pronësi të Atalantës, ai po luan një kampionat në Serie B. Në listë do të ishte edhe Pierluigi Gollini, 26 vjeç, gjithashtu në pronësi të Atalantës i huazuar te Tottenham. Deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Premier League.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll