Sport

Premier League solidarizohet me Ukrainën, Kina anulon transmetimin e ndeshjeve

4 Mars 2022, 12:27 Nga DOSJA
Premier League solidarizohet me Ukrainën, Kina anulon transmetimin e

KINË– Kina po mendon të mos transmetojë ndeshjet e Premier League këtë fundjavë pasi gjithçka lidhet me mbështetjen që po i bëhet Ukrainës. Shteti kinez ka denoncuar sanksionet që janë vendosur nga Mbretëria e Bashkuar dhe BE kundër Rusisë dhe ka fajësuar SHBA-në dhe aleatët e saj për provokimin e Moskës.

Kapitenët e të 20 klubeve të Premier League do të mbajnë shirita të veçantë me ngjyrat e Ukrainës, po kështu do të veprojnë edhe tifozët që do të mbajnë flamurat në shenjë solidariteti.Ekranet e mëdha në stadiume do të shfaqin” ‘Futbolli qëndron së bashku’ me njësfond verdhë e blu, që përputhet me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Në një deklaratë nga organi drejtues thuhej: “Premier League dhe klubet tona i refuzojnë me gjithë zemër veprimet e Rusisë dhe do të tregojnë mbështetje për popullin e Ukrainës në të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave.”Ne bëjmë thirrje për paqe dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #premier elague kina putin ukraina #premier elague kina putin ukraina

Sondazh

Poll