Politike

Votim elektronik, Celibashi: Mos kini droje, kush ndikon tek qytetarët, do ketë pasoja

4 Mars 2022, 10:36 Nga DOSJA
Votim elektronik, Celibashi: Mos kini droje, kush ndikon tek qytetarët, do

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kenë droje për të votuar në Vorë në mënyrë elektronike. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se kushdo që të ndikojë tek qytetarët, do të ndikohet. 

“Sot në orën 14:00, do të zhvillojmë procesin e testimit operacional të pajisjeve të votimit elektronik në Vorë. Nuk ka asnjë lloj shkaku apo preteksti për dikë që të dyshojë apo vërë në diskutim sigurinë e votës, nga cdo pikëpamje e këtij procesi. I ftoj qytetarët e Vorës që të marrin pjesë në votime dhe të mos kenë asnjë lloj droje për sigurinë e votës. Kjo thirrje vlen për të gjithë votuesit e pesë bashkive të tjera, për të marrë pjesë në votime, duke i garantuar për një proces të përgatitur nga KQZ në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor. KQZ do të ketë vëmendje të shtuar në këto zgjedhje ndaj disa elementeve negative, të klasifikuara si kriminale. Çdokush që do të angazhohet në një proces të shit-blerjes së votës, apo ndikim tjetër mbi vullnetin e qytetarëve, do të ketë pasoja,”- tha Celibashi. 

LAJM KRYESOR:VD/ 6 marsi, Celibashi para mediave: Kush përfshihet në shitblerje votash, ndëshkohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll