Politike

Presion për të shkuar në miting,Gazetari nxjerr mesazhin: Do mblidhemi për fushatën e PD-së

4 Mars 2022, 14:07 Nga DOSJA
Presion për të shkuar në miting,Gazetari nxjerr mesazhin: Do

SHKODËR- Gazetari Bledian Koka ka publikuar një mesazh, në të cilin u bëhet presion punonjësve të fasonerive dhe call centerave për të shkuar në mitingun përmbyllës së Partisë Demokratike në Shkodër. Me anë të një postimi në Facebook, Koka shkruan se qytetarëve po u bëhet presion mbajtje të rrogës ose me heqje nga puna nëse nuk paraqiten në mitingun të PD-së.

Postimi i Plotë:

Kur ben presion dhe “i biri i tetos! “Shoqata Brava eshte duke i bere presion punetoreve te fasonerive dhe callcenterve me heqje nga puna dhe nderprerje pagesash ne qofte se nuk mblidhen sot ne takimin qe ka kandidati Bushati ktu ne Shkoder”-me denoncon nje qytetar ne Shkoder, bashkeshortja e te cilit eshte ne presion per buken e gojes. Demokrate dhe qytetare te Shkodres. Refuzojeni sot te keqen, qe neser te mos ju marre peng njehere e pergjithmone. Lulzim Basha nuk eshte asgje tjeter vecse nje vegel qorre e Edi Rames qe kandidon me “Shokun Xhemal”. Raportin me demokracine e keni vete ne dore, raportin me dinjitetin e keni vete ne dore! p.s…Te Dielen votoni si te doni, por bejeni kete ne respekt te dinjitetit tuaj, e jo ne presionet e “te birit te tetos” Lul Braves

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledian koka lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bledian koka lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll