Politike

Janë shpërndarë materialet? Celibashi: Problem Shkodra, është kërkuar zhvendosje e KZAZ-ve

4 Mars 2022, 10:32 Nga DOSJA
Janë shpërndarë materialet? Celibashi: Problem Shkodra,

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se problem në shpërndarjen e materialeve është hasur në Shkodër. Në një konferencë me gazetarët vetëm dy ditë parg 6 marsit, Celibashi u shpreh se për shkak të thellësisë së disa zonave në Shkodër, është hasur problemi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore.

“Kemi shpërndarë bazën materiale thuajse në të gjitha KZAZ-të, me përjashtim të një KZAZ-je në Shkodër. Kemi probleme dhe mund të kemi probleme në shpërndarjen e bazës materiale në disa zona të thella të Shkodrës. Kemi pasur një kërkesë nga ana e kryetares në detyrë të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, për të bërë transferimin e vendndodhjes së rreth 12 qendrave votimi, ku ka vështirësi aksesi, në rrethinat e Shkodrës. Kjo kërkesë, edhe pse ka qenë e arsyeshme dhe e logjikshme, por sa kohë nuk gjeti mbështetjen në ligj, nuk e kemi pranuar. Ky është një problem i ligjit, që ndoshta do duhet ta adresojë reforma zgjedhore. Problematikë ngelen Shala dhe Pulti,”- tha Celibashi. 

LAJM KRYESOR:VD/ 6 marsi, Celibashi para mediave: Kush përfshihet në shitblerje votash, ndëshkohet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirja celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirja celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll