Politike

Me Florin e Klajdin në skenë, PS mbyll fushatën në Dibër

4 Mars 2022, 11:30 Nga DOSJA
Me Florin e Klajdin në skenë, PS mbyll fushatën në

DIBËR– Partia Socialiste ka zgjedhur që të mbyllë fushatën elektorale të zgjedhjeve të 6 marsit në Dibër. Të pranishëm kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku dhe kandidati Rrahim Spahiu. Fillimisht fjalën e mori Gjiknuri, i cili tha se PS-ja Rrugën e Arbrit do ta çojë deri në Peshkopi. Nuk munguan akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha e ish-kryeministrin Sali Berisha, me të cilës sipas Gjiknurit nuk vjen asnjë zhvillim. Të njëjtën gjë premtoi edhe Balluku, zhvillim për zonën. Vetë Spahiu tha se bujqësia do të jetë prioritet për të dhe se do tu rikthejë shpresën. Në fund fare në skenë ngjiten Flori Mumajesi e Klajdi Haruni që kanë mbajtur koncert për të pranishmit. 


Pjesë nga deklaratat:

Damian Gjiknuri: Rruga e Arbrit u bë realitet falë votës suaj, por duhet ta çojmë deri në Peshkopi atë. Me kë do vazhdojë me bravën dhe anti-bravën, me ata të dy nuk vazhdon e ardhmja, nuk vijojnë planet. Po me Rrahimin tuaj? Ai është një qytetar që do e bëjë detyrën vetë, pa i ndenjur njeri mbi kokë dhe ai i ka dhënë provat. Votojeni që të keni zhvillim.

Belinda Balluku: Vota për Rahim Spahiun është votë për ju. Rahimi ka një edukatë pune dhe një sedër që nuk do ta prishë karrigia. Sa herë që vij në Dibër dëgjoj vetëm fjalë të mira për Rrahimin.

Rrahim Spahiu: Ne sot jemi vetëm dy orë larg kryeqytetit ndërsa në pak muaj distanca do shkurtohet edhe më shumë. Rruga e Arbrit është një nga rrugët më të bukura. Kjo rrugë do të ndohmojë dhe turizmin në vend. Ju garantoj se për mua kreu i bashkisë së Dibrës nuk do jetë post drejtues por detyrë për t’ju shërbyer sa më mirë vendit tonë, zhvillimit ekonomik në zonë dhe rritjes bujqësore.

LAJM KRYESOR: 6 marsi/ Kyçet fushata, Berisha në Shkodër, PS në Dibër, Memolla blen vota (Thirrja e KQZ)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku damian gjiknuri rrahim spahiu zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 belinda balluku damian gjiknuri rrahim spahiu zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll