Politike

Meta në Paramentin e Maltës, takim me kryetarin: Mirënjohje për mbështetjen që na jepni

4 Mars 2022, 09:59 Nga DOSJA
Meta në Paramentin e Maltës, takim me kryetarin: Mirënjohje

MALTË– Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot në një takim në Parlamentin e Maltës, nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Anglu Farrugia. Presidenti Meta dhe Kryeparlamentari Farrugia vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve si dhe shprehën vullnetin për forcimin e mëtejshëm të tyre, në dobi të rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë. 

Në njoftimin e dërguar nga Presidenca bëhet me dije se Meta theksoi se bashkëpunimi ndërparlamentar, përmes krijimit të Grupeve të Miqësisë, është shumë i rëndësishëm, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë mesdhetar.

“Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vyer dhe të vazhdueshme që Malta i jep Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se Malta mbetet një shembull i zhvillimit dhe progresit në shumë sektorë të rëndësishëm që duhen ndjekur edhe nga vendi ynë,”- thuhet në njoftim.

 (F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike anglu farrugia ilir meta ilir meta ne malte anglu farrugia ilir meta ilir meta ne malte

Sondazh

Poll