Politike

Zgjedhjet dy ditë larg, qytetarët dynden në radhë për ID (Pamje nga Dibra)

4 Mars 2022, 11:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet dy ditë larg, qytetarët dynden në radhë për

DIBËR– 6 marsi është vetëm dy ditë larg dhe qytetarët nxitojnë të pajisen me karta identiteti. Kryesisht ata që i kanë mjetet e identifikimit drejt skandencës, janë paraqitur në zyrat e gjendjes civile dhe kanë aplikuar për tu pajisur me karta të reja. Por, radhët e gjatë janë një problem i madh. Në videot e siguruara nga Dosja.al shihen dhjetëra qytetarë të dyndur në zyra që presin për aplikim.

“Për të votuar, kam tre ditë që vij. Kam marrë një numër, në marofsha mirë, s’marova do vij nesër pasnesër,”- thotë një prej tyre.

Nga ana tjetër KQZ paraqiti një kërkesë në Ministrinë e Brendshme për të konsideruar të vlefshme edhe kartat e identitetit të qytetarëve që u kanë skaduar. Ministria e Brendshme thotë se qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike do t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar, në funksion të zgjedhjeve lokale të 6 marsit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll