Politike

Zgjedhjet e pjesshme, qytetarët që kanë aplikuar për ID-të, i tërheqin ditën e shtunë

4 Mars 2022, 09:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme, qytetarët që kanë aplikuar për

TIRANË- Ministria e Brendshme thotë se janë marrë të gjitha masat që qytetarët, të cilët kanë aplikuar për kartë identiteti, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar, në kuadër të zgjedhjeve më 6 mars. Me anë të një postimi në Facebook, Ministria e Brendshme shkruan se për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje ditën e dielë, kartat e ID-së do të jenë gati deri në ditën e shtunë.

Postimi i Plotë:

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit/Qytetarët e 6 bashkive që kanë aplikuar ditët e fundit, do t’u prodhohen ID kartat të përshpejtuara, i tërheqin edhe të shtunën. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike “Aleat” kanë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar. Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura. Theksojmë se ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral. Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ministria e brendshme zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ministria e brendshme zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll