Politike

Meta në Maltë, takohet me kryeparlamentarin e Kuvajtit: Mirënjohje për mbështetjen

4 Mars 2022, 14:38 Nga DOSJA
Meta në Maltë, takohet me kryeparlamentarin e Kuvajtit:

MALTË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u takua në kryeqytetin e Maltës, Valetta me kryeparlamentarin e Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim. Kreu i shtetit vlerësoi mbështetjen e shtetit kuvajtian ndaj Shqipërisë nëpërmjet ndihmave humanitare. Meta vlerësoi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

POSTIMI I ILIR METËS:
Një takim i ngrohtë në Valletta me Kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim.
Vlerësova rolin dhe kontributin e Tij në forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike.
Mirënjohje për vëmendjen dhe mbështetjen, si dhe për ndihmat e vyera financiare dhe humanitare të dhëna ndër vite nga Kuvajti në fusha të rëndësishme.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll