Politike

Zgjedhjet e 6 marsit,KQZ-Ministrisë së Brendshme:Qytetarëve që u kanë skaduar ID të votojnë

3 Mars 2022, 17:50 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit,KQZ-Ministrisë së Brendshme:Qytetarëve

TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshme që të lejohen qytetarët të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identifikimit (karta e identitetit dhe pasaportat) për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Rrogozhinë dhe Vorë.

KQZ i propozon Ministrisë së Brendshme që qytetarët në këto 6 bashki që u ka tejkaluar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të kenë mundësi t’i përdorin për të votuar në 6 mars.

Lidhur me votuesit e zonave të thella në këto 6 bashki, KQZ arsyeton se ata kanë vështirësi për të rinovuar dokumentet e identifikimit për shkak të distancës së madhe nga qytetet.

Deri tani, Ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën e KQZ.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni qendror i zgjedhjeve ministria e brendshme zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars komisioni qendror i zgjedhjeve ministria e brendshme zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll