Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit,Kim dhe Soreca takohen me kryetarin e KQZ Celibashi

3 Mars 2022, 18:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit,Kim dhe Soreca takohen me kryetarin

TIRANË – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takuan sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin. Ata konfirmuan mbështetjen e tyre për procesin e menaxhimit të zgjedhjeve pjesshme lokale të 6 marsit. Kim dhe Soreca kërkuan nga Celibashi që KQZ të ushtrojë të gjitha kompetencat dhe të kryejë sa më mirë verifikimi i kandidatëve për kryetarë bashkie. Gjithashtu, dy diplomatët e huaj thanë se Shqipëria duhet të dëshmojë nëpërmjet këtyre zgjedhjeve se është një kandidate e denjë për në Bashkimin Europian. Ambasadorja amerikane Kim konfirmoi mbështetjen e SHBA për forcimin e demokracisë dhe krijimin e një të ardhme më të mirë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten mbështetëse të palëkundura të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndërsa ata punojnë për një demokraci më të fortë dhe një të ardhme më të begatë”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë.

 

(1/2) @USAmbAlbania Yuri Kim & EU Ambassador @LSorecaEU met ëith State Election Commissioner of Albania @ICelibashi today to express support for the CEC’s critical role in administering free and fair elections ahead of the March 6 local by-elections. pic.tëitter.com/Kfj0SFkO5U

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 3, 2022

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim ilirian celibashi luigi soreca zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars ambasadorja yuri kim ilirian celibashi luigi soreca zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll