Sport

Khedira: “Puna me Mourinhon ishte fantastike, Cristiano te Juvja ishte më i pjekur”

4 Mars 2022, 11:44 Nga DOSJA

GJERMANI – Nga Mourinho te Kevin Price Boateng, nga Real Madrid te Juventus. Sami Khedira, ish-mesfushori gjerman, i cili i ka dhënë lamtumirën futbollit disa muaj më parë, ka rrëfyer disa anekdota nga e kaluara e tij në një intervistë të gjatë për ESPN .

Më i miri nga të gjithë: “Boateng ishte shoku im i skuadrës në kombëtaren U-15. Ai ishte shumë i talentuar, më i miri nga të gjithë. Mendova se do të ishte në top pesëshen në botë. Ai mund të luante në çdo pozicion”.

Thirrja te Reali: “Pas Kupës së Botës 2010, vëllai im më tha që Mourinho më kishte kërkuar. Isha shumë i ri dhe nuk mund ta besoja, pastaj fola me të dhe ai më tha se më donte në ekipin e tij. Intervista nuk zgjati shumë: e pyeta se cilat ishin pritshmëritë e mia dhe iu përgjigja se doja vetëm të fitoja. Dhe ai më thirri për turneun amerikan. Ishte një nga përvojat më të mira të jetës sime. Takimi me José dhe puna me të ishte fantastike, ai më hapi dyert e futbollit, në nivele të larta. Ai gjithmonë më besonte, kishte nevojë për mua për të balancuar një ekip fenomenesh”.

Rivaliteti me Barçën: “Ishte shumë i veçantë. E gjithë bota po priste ndeshjet tona. Ndoshta ishte shumë në nivel personal, por i shtyu të dyja skuadrat të jepnin gjithçka. Ato ishin disa nga ndeshjet më të mira që kam luajtur ndonjëherë. Barcelona ishte një nga skuadrat më të mira në histori. Xavi, Iniesta dhe Busquets nuk e humbnin kurrë topin dhe ne duhej të gjenim zgjidhje, duhej të parashikonim lëvizjet, të rikuperonim topin dhe të rifillonim. Ne humbëm vetëm disa herë.”

Cristiano Ronaldo mes Realit dhe Juventusit: “Kam takuar dy Cristiano të ndryshëm: ai i Real Madridit ishte më i ri, ndoshta pak më i pasigurt dhe egoist. Jo në mënyrë negative, por duhej të gjente personalitetin e tij. Ai shënoi shumë gola dhe ishte fantastike, por ai nuk kishte shumë ndikim në skuadër. E gjeta te Juventus dhe ai kishte të njëjtin egoizëm për të shënuar, por ai ishte një lider natyral. Ai gjithmonë na shtynte dhe e dinte se kishte nevojë për mbështetjen e shokëve të tij për të fituar trofe. Te Juventusi ai ishte pak më i pjekur. Gjithmonë i fokusuar në fushë, por pak më i qetë. Ai ishte gjithmonë konkurrues. Në stërvitje të gjithë donin të mposhtnin Cristianon, por nëse ju ishit në ekipin e tij, ti doje ta ndihmoje të fitonte”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldon te real madrid do të përballen me juventusin ish-mesfushori i real madridit mesfushori gjerman sami khedira cristiano ronaldon te real madrid do të përballen me juventusin ish-mesfushori i real madridit mesfushori gjerman sami khedira

Sondazh

Poll