Sport

Chelsea në ankand! Oferta e parë 1 miliard euro më pak, se kërkesa e Abramovichit

4 Mars 2022, 11:18 Nga DOSJA

ANGLI – Në orët në vijim, ose më së voni deri në fund të javës, Roman Abramovich pritet të marrë ofertën e parë të blerjes për Chelsean. Pasi konfirmoi publikisht shitjen e klubit londinez, kampionëve në fuqi të Europës dhe botës, sipas tabloidit “Sun”, një konsorcium zvicerano-amerikan, i përbërë nga Todd Boehly dhe Hansjorg Wyss, ka intensifikuar negociatat.

Abramovich, i cili dëshiron të shesë kompaninë, gjithashtu nga frika e sanksioneve të mundshme që mund ta godasin së shpejti, për shkak të afërsisë së tij të pretenduar me Vladimir Putin, ka vendosur vlerën e “Bluve” të Londrës në rreth 3.4 miliardë euro. Një shifër që, sipas shumë vëzhguesve, nuk ka gjasa të jetë në gjendje të ofrohet.

Në të vërtetë, blerësit e hershëm të mundshëm, Boehly zotëron aksione në ekipin e bejsbollit LA Dodgers, ndërsa Wyss është një milioner zviceran që ka ndërtuar pasurinë e tij në sektorin mjekësor, duket se nuk dëshirojnë as t’i afrohet atij vlerësimi, duke u ndalur në 2.3 miliardë euro. Abramovich, megjithatë, u ka dhënë bankierëve amerikanë të “Raine Group” një mandat për të gjetur blerës deri në mes të marsit.

Është konfirmim i nxitimit të oligarkut rus për të mbyllur këtë shitje, për të cilën kanë shprehur interes të paktën dy grupe të tjera, përveç Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar me një pasuri personale prej afro shtatë miliardë eurosh.

Gjithashtu, duke shpresuar për një dorëzim të shpejtë në “Stamford Bridge” është menaxheri i përgjithshëm i Premier League, Richard Masters: “Ky është vendimi i duhur. Roman ka arritur në përfundimin e duhur, sepse kjo situatë është e paqëndrueshme në dritën e ngjarjeve aktuale për të gjithë, duke filluar nga tifozët, për të rikthyer sigurinë në klub”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “stamford bridge” përballë southempton një konsorcium zvicerano-amerikan për pozicionin e presidentit roman abramovich roman abramovich të blerjes për chelsean “stamford bridge” përballë southempton një konsorcium zvicerano-amerikan për pozicionin e presidentit roman abramovich roman abramovich të blerjes për chelsean

Sondazh

Poll