Sport

Tirana-Partizani/ Derbi i parë i Mehmetit në stol, tekniku i të kuqve: Dua të jemi…

4 Mars 2022, 11:38 Nga DOSJA
Tirana-Partizani/ Derbi i parë i Mehmetit në stol, tekniku i të

TIRANË– Tirana do të përballet ndaj Partizanit në javën e 24-t të Superiores. Dy skuadrat vijnë me një moral të lartë pasi në mesjavë ia dolën të fitonin.Ndërkohë, për të komentuar derbin dhe pritshmëritë e tij, ka dhënë konferencën për shtyp trajneri i “të kuqve” Dritan Mehmeti.

“Normalisht është një ndjesi e veçantë sidomos kur prezanton një skuadër si Partizani dhe një derbi që i dihen vlerat. Kemi shumë elementë që e kanë provuar dhe kanë fituar shpesh një derbi. Më shumë kam folur me elementët që nuk e kanë provuar derbin. Jam munduar që skuadra të jetë në ekuilibër në aspektin dhe ta interpretojmë si duhet.

Megjithatë, derbi është i paparashikueshëm dhe shpresojmë që jo vetëm spektakli, por të na ndihmoj edhe fusha për ritmin e duhur. Do të më pëlqente më shumë të kisha më shumë kohë për të përgatitur derbi pasi dy ditë nuk është kohë e mjaftueshme. Lojtarët shpesh herë harrojnë shpejt. Kemi një bonus emocional nga entuziazmi i ndeshjes së fundit, por lojtarët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi derbi është një ndeshje tjetër. Duhet të jemi në ekuilibër dhe nuk duhet të menaxhohemi nga euforia, por nga logjika dhe mënyra si duhet ta interpretojmë lojën”.

Kundërshtari? Tirana ka jo vetëm sulmin më të mirë, por edhe një skuadër të ekulibruar dhe mesfushë shumë të mirë. Nëse një skuadër nuk ka një mesfushë të mirë, edhe sulmuesit kanë vështirësi përpara. Edhe ne kemi elementë cilësorë dhe do të mundohemi t’i godasim në hapësirat që do të kenë bardheblutë”.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mehmeti partizani tirana mehmeti partizani tirana

Sondazh

Poll