Sport

Tragjedi në Latina, 15-vjeçari humb jetën në fushë gjatë stërvitjes…

4 Mars 2022, 10:44 Nga DOSJA
Tragjedi në Latina, 15-vjeçari humb jetën në fushë

ITALI – Pasioni për futbollin dhe një jetë që humbet, vetëm në moshën 15-vjeçare. Tragjedi pasdite të së enjtes në Priverno, një qendër në provincën Latina, ku një futbollist i ri humbi jetën gjatë stërvitjes me ekipin nën 15 vjeç. Një dramë e ndodhur nën sytë e nënës, që si çdo të enjte, kishte shoqëruar të birin e saj në fushën e San Lorenzos.

Stërvitja ka vijuar e qetë, por në pak çaste situata ka ndryshuar tragjikisht. Matteo P., banor në Bassiano, u rrëzua papritur teksa vraponte në fushë. Ai u rrëzua përtokë para syve të tmerruar të shokëve të skuadrës dhe trajnerit, që e kuptoi menjëherë se situata ishte kritike. Si dhe mamaja e djalit, që lajmëroi për ndihmë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin aty.

Në vendngjarje mbërritën karabinierët e komandës provinciale të Latinës dhe urgjenca. Mjekët për rreth njëzet minuta i bënë lojtarit të ri një masazh në zemër, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por gjithçka ishte e kotë: Matteo vdiq ndoshta për shkak të një arresti kardiak. Trupi i djalit do të jetë ende në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe sipas të gjitha gjasave, do të bëhet autopsia për të zbardhur shkaqet e kësaj vdekjeje tragjike.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport banor në bassiano matteo p. në fushën e san lorenzos pushimet kthehen ne tragjedi tragjedi pasdite të së enjtes banor në bassiano matteo p. në fushën e san lorenzos pushimet kthehen ne tragjedi tragjedi pasdite të së enjtes

Sondazh

Poll