Politike

U arrestuar për tender korruptiv, Gentian Nushi kërkon ndryshim mase

3 Mars 2022, 11:17 Nga DOSJA
U arrestuar për tender korruptiv, Gentian Nushi kërkon ndryshim mase

TIRANË- Ish-nënkryetari i Bashkisë Lushnje, Gentian Nushi, i cili është arrestuar për tender korruptivka kërkuar ndryshim mase. Mësohet se Nushi ka kërkuar lirim nga burgu për shkak se sipas tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi vuan nga zemra dhe diabeti.

Ai ka paraqitur edhe disa dokumenta mbi të cilat mbështet kërkesën për ndryshim mase. Por do jetë Gjykata e Posaçme, e cila do vendosë apo jo ta pranojë kërkësën e ish nën kryetarit.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, Nushi dhe drejtori i Prokurorimeve, Leonard Sefa u vunë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK bëri me dije me dije se pas kryebashkiakut të prangosur Fatos Tushe, edhe Nushi akuzohet se në bashkëpunim me drejtorin Sefa kanë abuzuar me procedurat e tenderit për asfaltimin e një rruge.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gentian nushi gentian nushi

Sondazh

Poll