Politike

Berisha nga Rrogozhina: 6 Marsi është një mundësi e zgjedhjeve të reja të parakohshme

2 Mars 2022, 18:01 Nga DOSJA
Berisha nga Rrogozhina: 6 Marsi është një mundësi e

RROGOZHINË- Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me qytetarët e Rrogozhinës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatin Hekuran Xhani. Ai u shpreh se 6 Marsi është një mundësi për zgjedhje të reja të parakohshme. Berisha gjithashtu shtoi se Rama po bën lojë opozitën, të cilën ai e quan fasadë.

Postimi i Plotë:

Një përshëndetje vllazërore për të gjithë ju dhe mirënjohen time që bëtë një fushatë të mrekullueshme gjatë këtij muaji, djersën që derdhët por edhe për fitoren e merituar më datën 6 mars të kandidatit tonë Hekuran Xhani, njëri prej pasardhësve të shkëlqyr të traditës, i përkushtuar ndaj qytetarëve të Rrogozhinës por edhe të komunave. Hekuran Xhani, votën dhe besimin tuaj do ta zhndërroji në shërbimet më të mira për ju, në qytet në fshatra në ferma në plazh dhe kudo në terrorin e kësaj bashkie. Në datën 6 mars ju keni përfaqësusin tuaj, të halleve por edhe qytetarin e ndershëm atdhetar, familjar i shkëqyr i cili do të bëjë gjthçka për të garantuar besimin tuaj.

Data 6 mars është një mesazh shprese i cili çel dyer e mundësisë të zgjedhjeve të reja të parakohshme politike. Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhje të parakohshme largimin me votën e lirë të Edi Ramës, i cili është faktuar një qeveritar i babëzitur i cili ka përdorur pushteti jo për t’ju shërbyer ju bashkë me ministrat por e ka shfrytëzuar për tu pasuruar vetë dhe zyrtërët e tij. Afera e djegave është vetëm një nga aferat e korrupsionit qeveritar. Të tjera afera do të dalin njëra pas tjetrës.

Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë demokratëve të Rrogozhinës që të bashkohen në 6 mars me opozitën e vërtetë dhe ta lëmë Ferdinandin në fatin e tij dhe të Lul bravës, në qoftë se nuk do të bashkohet edhe ai me ne. Loja e Edi Ramës me fasadë opozitën është një lojë kundër lirive tona është një lojë kundër pluralizmit ndaj dhe ju ftoj të gjithë ju demokratë që keni ndonjë skepticizëm dhe ndiqni ish-kryetarin e partisë hiqni dorë prej tyre, bashkohuni me partinë tuaj, ju keni qënë opozitarë të vërtetë të tillë duhet të mbetni dhe ta provoni këtë në datën 6 mars.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll