Politike

SHBA me 4 vëzhgues në zgjedhjet e 6 marsit! KQZ miraton kërkesën e Yuri Kim

3 Mars 2022, 11:08 Nga DOSJA
SHBA me 4 vëzhgues në zgjedhjet e 6 marsit! KQZ miraton

TIRANË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e Ambasadës së SHBA në Tiranë që të ketë vëzhguesit e saj në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. KQZ bënë të ditur se pas shqyrtimit të kërkesës, është vendosur që SHBA të ketë 4 vëzhgues dhe 4 përkthyes.

“Ambasada e SHBA i ka paraqitur KQZ kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për katër vëzhgues afatshkurtër dhe 4 përkthyes, si dhe zonat e vëzhgimit të tyre. Kërkesa e paraqitur respekton afatin kohor të përcaktuar në nenin…. Ambasada e SHBA është subjekt i cili gëzon të drejtën të caktojë vëzhgues në zgjedhje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KQZ.

Sipas ligjit, selia diplomatike në Tiranë është subjekt që i lejohet të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll