Politike

Inceneratorët, Gështenja: Dorëzuam në SPAK provat që qeveria ka vjedhur 430 mln euro

2 Mars 2022, 20:29 Nga DOSJA
Inceneratorët, Gështenja: Dorëzuam në SPAK provat që

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka deklaruar se sot kanë dorëzuar në SPAK provat që qeveria Rama ka vjedhur 430 milionë euro nga inceneratorët. Me anë të një postimi në Facebook, Gështenja shkruan se me përkushtim ata kanë faktuar vjedhjen e shekullit shqiptarëve. Ai shkruan se në këtë aferë u zbulua përfshirja e deputetit socialist Alqi Bllako dhe ka bërë thirrje drejtësisë që të veprojë.

Postimi i Plotë:

Komisioni Hetimor për inceneratorët ka vërtetuar atë që Partia Demokratike ka denoncuar gjatë gjithë këtyre viteve: Qeveria Rama abuzoi me 430 milionë euro te qytetarët shqiptarë. Me përkushtim dhe fakte, ne u faktuam vjedhjen e shekullit shqiptarëve, dhe tani jemi të vendosur të çojmë përpara drejtësisë të gjithë ata që morën pjesë në këtë aferë kriminale. Sot i dorëzuam SPAK të gjitha provat dhe faktet që Komisioni Hetimor zbuloi mbi përfshirjen në këtë aferë të Alqi Bllakos, i cili është një nga hallkat e zinxhirit të gjatë të korrupsionit qeveritar me inceneratorët.

Tani drejtësia duhet të veprojë, për të treguar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Unë u jam mirënjohës qytetarëve për mbështetjen që i dhanë Komisionit hetimor. Korrupsioni po gërryen ekonominë e tyre, po i varfëron ata çdo ditë. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë betejë kombëtare. Vetem të gjithë sëbashku mund ta fitojmë atë. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve lefter geshtenja afera e inceneratorëve lefter geshtenja

Sondazh

Poll