Politike

“Pazari i radhës Rama-Doshi”, PD: Kryeinspektori Serdar Hoxha me të shkuar kriminale

2 Mars 2022, 16:41 Nga DOSJA
“Pazari i radhës Rama-Doshi”, PD: Kryeinspektori Serdar Hoxha

TIRANË – Partia Demokratike denoncoi sot se kryeministri Edi Rama dhe ish-deputeti Tom Doshi kanë bërë një tjetër pazar midis tyre për zgjedhjet e pjesshme lokale në Shkodër në 6 mars. Nëpërmjet deputetes demokrate Ina Zhupa, selia blu bën me dije se Doshi ka rikthyer në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit për Veriun Serdar Hoxhën si pjesë e një marrëveshjeje të fshehtë me Ramën. Zhupa deklaroi se Hoxha është zgjedhur për të blerë vota në zonën e Velipojës njësoj si në zgjedhjet e përgjithshme të fundit në 25 prill 2021. Sipas PD, Serdar Hoxha është një njeri që ka të hapur një dosje për të shkuarën e tij kriminale. 

DEKLARATË E PARTISËDEMOKRATIKE:
Edi Rama i ka dorëzuar Shkodrën Tom Doshit, duke poshtëruar socialistët dhe shkodranët. I zhytur në korrupsion siç u tregua dhe nga afera e inceneratorëve, Ramës i duhen sot kriminelë e të korruptuar për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë.

Pazari i rradhës Rama -Doshi u mbyll ne rezidencën qeveritare. Doshi blen votat për Ramën dhe Rama i dorëzon pushtetin në Shkodër, Doshit.

Efektet shihen. Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake në Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Serdar Hoxha i besuari i Tom Doshit, ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale. Gjate zgjedhjeve te përgjithshme ishte kandidati i Tome Doshit.

Tom Doshi, njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota.

Aleanca e Edi Ramës me Tom Doshin edhe pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave ashtu siç bëri në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit, me të njëjtën skemë po vepron dhe sot së bashku me non gratën tjetër.

Emërimi i njerëzve të Tom Doshit tregon se vota e socialistëve përdoret për pushtetin e Tom Doshit.

Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT, apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI dhe Ilir Metes që ta përdorë për hallet e tij

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:

Kandidatët e Doshit e Metës apo birin e tyre Xhemal Bushatin!

Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!

Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave?

Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban Doshin dhe Ramën.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ina zhupa tom doshi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars edi rama ina zhupa tom doshi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll