Politike

Rama nga Lushnja:’Ballkani i Hapur’ është më i rëndësishëm se ç’ishte dje,koha do e tregojë

2 Mars 2022, 17:10 Nga DOSJA
Rama nga Lushnja:’Ballkani i Hapur’ është më i

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot ‘Ballkani i Hapur’ është më i rëndësishëm se sa ishte dje. Gjatë një takimi me qytetarët në Lushnje, Rama ka deklaruar se këtë gjë do e tregojë kalimi i kohës.

“Gjërat në këtë botë mendoj unë ka shumë rëndësi se si i shohim në funksion të të ardhmes, nëse e shohim të ardhmen me sytë e të shkuarës, atëherë e kemi shumë të vështirë që ta shkruajmë të ardhmen. Nëse të shkuarën e shohim si një arsye që të mos përsëritet në të ardhmen atëherë mund ta shkruajmë. Por e gjithë kjo pjesë politike që thashë është më shumë një reflektim nga çfarë kam ndjekur këto ditë në një debat popullor në rrjetet sociale nga njerëz të zakonshëm ku ka edhe një pjesë shumë të vogël që thotë se ne duhet t’ua kthejmë kusurin ukrainasve, tani le të vuajnë siç vuajtëm ne. Ajo vetëdija e popullit është në anën e duhur të historisë Ballkani i Hapur nuk ka lidhje me këtë. Nuk është ndryshim linjash themelore të politikës sonë të jashtme në aspektin e aleancave, të partneriteteve e tjerë, por është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Sot, në kushtet e kësaj që ndodh është edhe më i rëndësishëm seç ishte dje në këndvështrimin tim dhe koha do ta tregojë këtë gjë”, tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ballkani i hapur edi rama ballkani i hapur edi rama

Sondazh

Poll