Politike

VKM/ Qeveria lejon amerikanët të qëndrojnë për 1 vit në Shqipëri pa patur leje

2 Mars 2022, 22:09 Nga DOSJA
VKM/ Qeveria lejon amerikanët të qëndrojnë për 1 vit

TIRANË- Vendimi i 1 muaj më parë i qeverisë shqiptare për të mos lejuar personat nga SHBA që të qëndrojnë për një 1 vit në vendin tonë pa patur nevojë për leje qëndrimi. Kjo pasi në mbledhjen e sotme të Këshillit të MInistrave u vendos që amerikanët mund të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në vend për 1 vit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

1. Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit.

2. Këta shtetas mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

3. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike amerikanet vkm amerikanet vkm

Sondazh

Poll