Politike

Rama: Ukrainasit do donin të ishin në Shqipëri tani, ne jemi më të mbrojtur

2 Mars 2022, 17:17 Nga DOSJA
Rama: Ukrainasit do donin të ishin në Shqipëri tani, ne jemi

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ukrainasit do të donin që të ishin në Shqipëri momentalisht. Gjatë një takimi me qytetarët në Lushnje, Rama tha se ne jemi shumë më të mbrojtur se sa ukrainasit, duke shtuar se duhet t’i japim më shumë rëndësi përgjegjësisë qytetare në jetën e përditshme.

“Në një vend që nuk është fqinj me ne por është i ngjashëm me ne sa i përket sfidave problemeve ekonomike sa i përket vitalitetit të njerëzve për të bërë më shumë sot gjendet përballë një situate të paimagjinueshme për të humbur gjithçka edhe jetën. Është një vend që i përket të njëjtës familje të vendeve që kanë bërë zgjedhjen e tyre për të besuar te zgjedhjet pluralizmi liria dhe pavarësia e tyre ne të mund të ndalojmë për një moment dhe të kuptojmë se sa pak e vlerësojmë atë që kemi dhe sa shumë e nënvlerësojmë atë që ata njerëz atje sot e shikojnë që tu ikë nga duart dhe tu kthehet në një ëndërr që duket sikur largohet çdo minutë që kalon.

Ata njerëzit atje do ta kishin ëndërr të ishin këtu ulur duke dëgjuar atë përfaqësues të tyre të cilësdo parti që ata vetë kanë zgjedhur e pastaj të dilnin nga këtu e të shkonin në kafe të pa shqetësuar nga zhurma e raketave. Pa pasur tmerrin se shtëpia e tyre mund të bombardohet. Jemi shumë herë më të mbrojtur se ukrainasit. Ne duhet t’i japim më shumë rëndësi qytetarisë përgjegjësisë qytetare në jetën tonë të përditshme dhe detyrimit tonë për të qenë më shumë se vetëm njerëz të mirë për komunitetin tonë”, tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll