Sport

Leo Messi i kërkon Scalonit ta grumbullojë për ndeshjet e fundit kualifikuese…

3 Mars 2022, 06:26 Nga DOSJA
Leo Messi i kërkon Scalonit ta grumbullojë për ndeshjet e fundit

ARGJENTINE – Leo Messi ka munguar në ndeshjet e fundit të Kombëtares së Argjentinës, për t’u përgatitur dhe për të qenë plotësisht i gatshëm për Paris Saint-Germain.

Raportohet, se orët e fundit, numri 10 i “Albicelesteve” ka biseduar me Lionel Scalonin, të cilit i ka shprehur gatishmërinë për të qenë i pranishëm në ndeshjen e së premtes, më 25 mars kundër Venezuelës në stadiumin “Monumental”, pavarësisht pasojave që sjell udhëtimi dhe pavarësisht faktit që Argjentina tashmë është kualifikuar për Botërorin e Katarit 2022.

Leo Messi dëshiron të jetojë ndeshjen e fundit kualifikuese të Argjentinës në vend, pasi ndeshja kundër Venezuelës do të jetë ndeshja përmbyllëse në stadiumin e Riverit. Katër ditë më vonë “Albicelestët” do të përballen me Ekuadorin në Guayaquil, që do të jetë edhe ndeshja e fundit e turneut.

Ndeshja e 9 marsit kundër Real Madridit do të jetë kyçe për të ardhmen e PSG-së në Champions League, në një sezon në të cilin Mauricio Pochettino ende nuk ka mundur të gjejë paraqitjen më të mire të “Pleshtit”. Me Botërori “Katar 2022” në horizont për mbylljen e vitit, Leo Messi kërkon të arrijë versionin e tij më të mirë për të përfunduar sezonin…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi kun aguero argjentinasi lionel messi kualifikuese të argjentinës messi do të mbushë 35 vjeç në qershor argjentinasi kun aguero argjentinasi lionel messi kualifikuese të argjentinës messi do të mbushë 35 vjeç në qershor

Sondazh

Poll