Politike

Zelenskyy telefonatë me kancelarin Scholz: Të përshpejtohet puna për t’u pranuar në BE!

1 Mars 2022, 15:02 Nga DOSJA
Zelenskyy telefonatë me kancelarin Scholz: Të përshpejtohet puna

KIEV-Presidenti Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz duke theksuar rëndësinë e përshpejtimit të vendimmarrjes për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Detajet e bisedës i ka ndarë vetë Zelenskyy në rrjetin e tij social në Twitter.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kancelarin Olaf Scholz. Fola për bombardimet nga Rusia të lagjeve të banuara në qytetet e Ukrainës gjatë bisedimeve të paqes. Theksova nevojën për të mbyllur qiellin mbi Ukrainë. Puna për pranimin e Ukrainës në BE duhet të përshpejtohet,”-shkruan ai. Siç u raportua më herët, Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian më 28 shkurt. Ajo tashmë është dorëzuar dhe regjistruar zyrtarisht në Bruksel.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi olaf scholz volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll