Politike

Lufta në Ukrainë, Meta thirrje shqiptarëve: Mblidhni ndihma

1 Mars 2022, 14:35 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Meta thirrje shqiptarëve: Mblidhni ndihma

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që qytetarët shqiptarë të angazhohen e të ndihmojnë ukrainasit që sot ndodhen në ditën e gjashtë të luftës. Përmes një status në Facebook, Meta shton se u bën thirrje shqiptarëve të ndjekin nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas që po lufton heroikisht në çdo qytet.

“Të dashur qytetarë, Për shkak të luftimeve të ashpra, situata humanitare në Ukrainë është tepër kritike. Me përulësi ju bëj thirrje të gjithëve të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas që po lufton heroikisht në çdo qytet, lagje e rrugë. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë. Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe popullit të saj,”- shkruan Meta.  

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll