Bota

Kryebashkiaku i Kievit: Armiku është afër, ruani qetësinë, mos dilni nga banesat

1 Mars 2022, 13:31 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Kievit: Armiku është afër, ruani

UKRAINË– Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar se “armiku është në periferi të kryeqytetit”, duke shtuar se ushtria ukrainase “po përgatitet të mbrojë Kievin”.

“Forcat tona të armatosura, Forcat e Mbrojtjes Territoriale, po luftojnë heroikisht për tokën tonë. Në hyrjet e qytetit janë ndërtuar fortifikime dhe postblloqe. U kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë. Mos dilni jashtë pa nevojë dhe qëndroni në strehimore në rast alarmi”, shtoi ai.

Një kolonë masive ushtarake ruse 40 milje e gjatë e përbërë nga automjete të blinduara, tanke, artileri të tërhequr dhe mjete të tjera logjistike  ka arritur në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, sipas imazheve satelitore nga Maxar Technologies.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vitali klitschko lufta ukraine-rusi vitali klitschko

Sondazh

Poll