Bota

Lufta në Ukrainë, Kina: Na vjen keq për vdekjet, situata është e padëshirueshme

1 Mars 2022, 13:17 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Kina: Na vjen keq për vdekjet, situata

KINË– Kina e quajti situatën aktuale në Ukrainë si “të padëshirueshme” ndërsa vazhdon të refuzojë të pranojë veprimin ushtarak të Rusisë si “një pushtim”.

“Siguria e jetës dhe e pronës së civilëve duhet të garantohet në mënyrë efektive, dhe në veçanti, krizat humanitare në shkallë të gjerë duhet të parandalohen,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë, aty ku tha se i vjen keq për situatën ku ndodhet Ukraina.

“Situata aktuale është e padëshirueshme për ne,” tha Wang, duke shtuar se është “imperative” që të gjitha palët të ushtrojnë “përmbajtjen e nevojshme” për të parandaluar një përkeqësim të situatës në Ukrainë.

Kina vazhdoi t’i shmangej pyetjeve në lidhje me përcaktimin e aktivitetit të Rusisë në Ukrainë një “pushtim”, në vend të kësaj duke përsëritur se konflikti ka një “histori dhe realitet të ndërlikuar” dhe se mbështet “të gjitha përpjekjet diplomatike” për zgjidhjen e konfliktit.

Kur u pyet nëse Kina do të sigurojë furnizime për Ukrainën, Wang tha se Kina është e gatshme të “luaj një rol konstruktiv” në lehtësimin e situatës në Ukrainë dhe do të lëshojë informacione përkatëse “në kohën e duhur”.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi wang wenbi lufta ukraine-rusi wang wenbi

Sondazh

Poll