Bota

FOTOT- Grumbullojnë ushqimin e ujin e mbetur, ukrainasit strehohen në bunkerët nëntokësorë

1 Mars 2022, 12:39 Nga DOSJA
FOTOT- Grumbullojnë ushqimin e ujin e mbetur, ukrainasit strehohen në

UKRAINË- Pamjet të tmerrshme nga Ukraina ku tregojnë skamjen në të cilën ndodhen qytetarët vendas. Bunkerët e përdorur gjatë Luftës së Ftohtë janë kthyer në vendstrehime për qindra qytetarë. Bashkë me fëmijët e tyre, burra e gra kanë marrë ushqimet, mbulesa e ujin që u ka mbetur dhe kanë gjetur strehë në këto bunkerë nëntokësorë.

Gazetarja e BBC, Sarah Rainsford shkruan se me shpresën se do tu shpëtojnë sulmeve ruse, ata janë futur në dhomat me krevatë marinarë dhe muret e pa suvatuara. Dhoma të tilla mund të akomodojnë rreth 700 persona.

“Ndërsa sirenat vajtuan në qytetin lindor të Dnipro natën e kaluar, ne u drejtuam nën tokë në një bunker bërthamor të ndërtuar në Luftën e Ftohtë. Dekada më vonë, ajo po strehon qindra njerëz në Ukrainën e sotme ndërsa lufta e Vladimir Putin përshkallëzohet”-shkruan Rainsford.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll