Bota

VD-Seanca e Jashtëzakonshme e PE, Zelenskyy me lot në sy: Duam të shohim fëmijët gjallë

1 Mars 2022, 11:57 Nga DOSJA
VD-Seanca e Jashtëzakonshme e PE, Zelenskyy me lot në sy: Duam të

STRASBURG– Me lot në sy, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka ndarë mesazhin e tij për botën, gjatë seancës së Jashtëzakonshme të Parlamentit Europian. Të mbledhur për atë që po kalon Ukraina, Zelenskyy u shpreh se nuk di se si t’i përshëndesë pasi ditët e fundit nuk kanë qënë të mira për popullin e tij. Zelensky mori duartrokitje tw gjatw pas fjalimit të sotëm në Parlamentin Evropian.

Përmes një video-call, ai tha se ukrainasit po paguajnë “çmimin përfundimtar” duke mbrojtur lirinë.


FJALIMI I PLOTË:

Nuk mund të themi mirëmëngjesi, as natën e mirë. Për shumë njerëz kjo ditë nuk është e mirë, për të tjerë kjo është e fundit. Ata po luftojnë për lirinë e tyre, Jam shumë i lumtur dhe krenarë për të gjithë! Jam i lumtur që sot i kemi bashkuar të gjithë, madje dhe ju që jemi mbledhur në Parlamentin Evropian.

Kjo është një tragjedi për çdo ukrainas dhe Ukrainën. Ne po përballemi me një realitet tjetër, me njerëz të vdekur çdo ditë. Ne po luftojmë për jetën, për lirinë, për sovranitetin tonë. Ukrainasit janë të jashtëzakonshëm! Jam i lumtur dhe dua të falënderojë të gjithë që jo vetëm por e shihni se çfarë po ndodh, por edhe po flisni për këtë gjë, Europa zgjodhi Ukraina. Këtë mëngjes ishte shumë tragjik për ne, ka qenë një qytet shumë i qetë, ka pasur numrin më të madh të universiteteve në të gjithë vendin tonë. Njerëzit mblidheshin shpesh për të festuar, ka një nga sheshet më të mëdha në shtetin tonë. Ai quhet sheshi i lirisë. Sot rusët sulmuan sheshi i lirisë! Ne po luftojmë për tokën tonë. Qytetarët tanë janë të bllokuar. Askush nuk do të na thyejë, jemi të fortë, jemi ukrainas! Ne kemi dëshirë të shohim fëmijët tanë në jetë. Dje 16 fëmijë vrarë. Çfarë ushtrie është kjo që vret 16 fëmijë?

Të dashur njerëzit tanë janë shumë të motivuar, por shumë të motivuar për lirinë dhe jetën tonë dhe tani po luftojmë për mbijetesë. Kështu që motivimi ynë është shumë i madh. Duam të jemi të barabartë në Europë. Sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi! BE do të jetë më i fortë tani me ne. Ne kemi provuar fuqinë tonë, jemi njësoi siç jeni dhe ju. Ne jemi evropian të vërtet, ne do të fitojmë ndaj vdekjes dhe errësirës, Lavdi Ukrainës

LAJMI KRYESOR: PE në seancë të jashtëzakonshme, pjesëmarrësit duatrokasin Ukrainën, përlotet Zelenskyy

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll