Bota

Zhvillimet e orëve të fundit në Ukrainë, çfarë ka ndodhur në ditën e gjashtë të luftës

1 Mars 2022, 13:02 Nga DOSJA
Zhvillimet e orëve të fundit në Ukrainë, çfarë

UKRAINË – Këto janë zhvillimet e fundit të ditës së gjashtë të luftës në Ukrainë.

1- Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë kanë vdekur 10 persona dhe u plagosë 20 të tjerë pas një shpërthimi të fuqishëm kur një raketë ruse goditi ndërtesën e bashkisë së qytetit.

2-Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy e quajti terrorizëm shtetëror sulmin rus në vendin e tij dhe akuzoi Moskën për krime duke shtuar se janë goditur banesat civile. Ai tha sot në Parlamentin Europian se kanë vdekur 16 fëmijë nga aktet vrastare të ushtrisë ruse.

3-Ai kërkoi sot anëtarësim të Ukrainës në BE duke nënvizuar se Europa e Bashkuar do të jetë më e fortë duke patur Ukrainën me vete.

4-Më veri-lindje të Ukrainës (Okhtirka0, 70 ushtarë ukrainas vdiqën pas goditjes me artileri nga forcat ruse.

5-Një autokolonë e armatosur ruse 64 km e gjatë po avancon që prej mëngjesit të sotëm drejt Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.

6- Ministri i Jashtmë rus Sergej Lavrov përdori një tjetër justifikim për sulmin rus në Ukrainë duke i kërkuar Kombeve të Bashkuara që të mos lejojnë Ukrainën të marrë armë bërthamore.

7- Kryeministri britanik Boris Johnson akuzoi Rusinë për sulme barbare. Ai premtoi se është gati të shtojë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ S’ka armëpushim, 70 ushtarë ukrainas të vrarë, Rusia humb 5170 trupa, synon Kievin

Burimi: BBC

(d.v./dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll