Bota

Borrell: Lufta ndodh para syve tanë, Putin na jep mesazh të fortë, a bëmë mjaftueshëm?

1 Mars 2022, 12:23 Nga DOSJA
Borrell: Lufta ndodh para syve tanë, Putin na jep mesazh të

STRASBURG– Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka deklaruar se Evropa duhet të shkëputet nga Rusia në mënyrë që kjo e fundit të mos u marrë lirinë njerëzve. I pranishmë në Parlamentin Evropain, Borrell tha se vendet e BE-së nuk mund të varen më nga Rusia, qoftë për gazin apo për çdo lloj gjëje tjetër që ka lidhje me ekonominë. Ai sugjeroi armatimin e Ukrainës në mënyrë që kjo t’i bëjë ballë Rusisë.

“Kemi folur shumë për shumë vite me radhë për mbrojtjen e vendeve anëtare. Duhet të reflektojmë në këto situata të vështira. Të bësh paqe duhen dy persona, por për të bërë luftë, mjafton një person. Kjo është ajo që po përpiqet Vladimit Purin të na thotë. Duhet të parandalojmë luftën. Ne kemi reaguar dhe sidomos në ditët e fundit në një mënyrë që Putin nuk e priste. Që të kuptojë se para lirisë së të tjerëve nuk ka rëndësi dëshira e tij dhe nuk do të ndryshojmë sot të drejtat e njerëzve. Jo, jo për faktin që varemi nga Rusia ekonomikisht. Kjo gjë duhet të ndalë. Duhet të pyesim veten? A kemi bërë gjithçka që kemi mundësi të bëjmë? A ka diçka tjetër që mund të bëjmë? Të mendojmë sit ë armatosim Ukrainën, një njëri pas tjetrit por të gjithë njëherësh në mënyrë të organizuar. Kjo gjë do të sjellë që edhe në 24 orë, ata të kenë lirinë e tyre,”- tha Borrell.

LAJMI KRYESOR: LIVE/PE seancë të jashtëzakonshme, pjesëmarrësit duartrokasin Ukrainën, përlotet Zelenskyy

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota pe per ukrainen pe per ukrainen

Sondazh

Poll