Bota

Von Der Leyen: Ndihmojmë Ukrainën me 500 milionë euro, reduktojmë varësinë nga gazi rus

1 Mars 2022, 12:40 Nga DOSJA
Von Der Leyen: Ndihmojmë Ukrainën me 500 milionë euro,

STRASBURG– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi në Parlamentin Evropian se Ukrainës do t’i jepen 500 milionë euro nga buxheti i BE. Gjatë fjalës së saj në seancën e Parlamentit Europian, Der Leyen tha se europian duhet të qëndrojnë më të bashkuar se kurrë. Më tej ajo shtoi se do reduktohet varësia e Evropës nga Rusia, të cilin e konsideroi një investim strategjik që do ndikojë në ekonominë e Kremlinit.

Ky është moment kritik. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën. Si i përgjigjemi sot Rusisë përcakton të ardhmen e sistemit të drejtësisë. Duhet të tregojmë fuqinë e demokracisë. Kjo është mënyra jonë se si tregojmë forcën. Më lejoni të falenderoj Sllovakinë e shtete të tjera që po mirëpresin refugjatët. Kjo është ajo që ne po propozojmë një mekanizëm për ata. Ata e meritojnë, duhet ta bëjmë tani. Ky është vetëm fillimi, më shumë ukrainas do kenë nevojë për ne, ne do jemi aty për ata. Do i ngrijmë dhe asetet e tjera luksoze, jahte, makina të shtrenjta. Do i bllokojmë mediat. Nëse Putin ka menduar se do të përçante PE, ai e ka më gabim se kurrë, ne jemi të bashkuar dhe do të qëndrojmë të bashkuar. Do të jepen 500 milionë euro nga buxheti i BE ndihmë për Ukrainën. Do reduktojmë varësinë tonë nga gazi rus. Ky është një investim strategjik. Kjo do të thotë më pak për ekonominë ruse. Nuk mund ta marrim si të mirëqenë sigurinë e qytetarëve tanë, do marrim përgjegjësitë. Kjo krizë do të ndryshojë Evropën. I shtrijmë dorën qytetarëve që nuk mbështetin Putin.’– tha presidentja e KE.

LAJMI KRYESOR: LIVE/PE seancë të jashtëzakonshme, pjesëmarrësit duartrokasin Ukrainën, përlotet Zelenskyy

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota pe per ukrainen ursula von der leyen pe per ukrainen ursula von der leyen

Sondazh

Poll