Lufta vijon/ Asnjë ujdi mes Ukrainës e Rusisë, Kievi kërkon futjen në BE, Putin ka 3 kushte
28 Shkurt 2022, 06:15Nga DOSJA
UKRAINË– Lufta është në ditën e saj të pestë dhe palët janë ulur në bisedime. Për më shumë se pesë orë, të ndara në dy raunde, delegacioni ukrainas që përbëhet nga ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitry Totsicki, këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelensky dhe dy deputetë biseduan me palën ruse në Bjellorusi. Ata kanë mbërritur me helikopter në kufi me Bjellorusinë, në rajonin Gomeli ku u zhvillua dhe takimi ‘kokë më kokë’. Vetë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy nuk ishte i pranishëm, ai ka preferuar të qëndrojë në Ukrainë për të luftuar përballë rusëve. Kievi zyrtar ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe tëheqjen e trupave ruse nga vendi, por kjo gjë nuk është arritur. Pas negociatave Zelenskyy tha se nuk kishin marrë atë që donin, por me kthimin e delegacionit në Kiev, do të njiheshin me hapat e radhës.
Deklaratat e dhëna pas takimit kanë bërë me dije se mes Ukrainës e Rusisë nuk është arritur asnjë lloj marrvëveshjeje, por është rënë dakort që të zhvillohet dhe një tjetër raund bisedimesh. Herën tjetër, palët do të takohen në kufirin bjelloruso-polak, por data nuk është caktuar ende. Vetë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e tij në Francë, Emmanuel Macron, të cilin e ka vënë në dijeni për kushtet që ka në këmbim të armëpushimit e tërheqjes së trupave. Ato janë tre: njohja e sovranitetit rus mbi Krimenë; çmilitarizimi dhe ‘denazifikimi’ i shtetit ukrainas; e po ashtu sigurimi i statusit neutral të Ukrainës. Ndërsa Putin, sipas Macron, i ka premtuar se nuk do të sulmojë më civilë.
Por lufta nuk është ndalur pavarësisht bisedimeve. Dhjetëra trupa të pajetë e të plagosur janë filmuar rrugëve të Ukrainës, pavarësisht se palët përpiqeshin të binin në ujdi. Rusia nga ana tjetër është përpjekur që me anë të mediave shtetërore të shërndajë lajme të rreme për pushtimin e Ukrainës, mes tyre ishte raportimi për rrethimin e Kievit nga forcat ruse dhe marrje nën kontroll e centralit bërthamor të Zaporizhia. Për këtë të fundit, Ukraina zyrtare tha se nuk është e vërtetë që është në duart e rusëve, e aq më pak Kievi që sot ka dëbuar thuajse të gjithë pushtuesit. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës raportoi ditën e sotme se forcat e saj të armatosura kanë vrarë në 5 ditë luftime rreth 5300 forca ruse. Në raportimin e këtij institucioni në faqen zyrtare se në këto ditë janë shkatërruar 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 pajisje dhe amatime të ushtrisë ruse. Sipas Ministrisë së Brendshme në Ukrainë janë vrarë në total 352 persona, mes tyre 14 fëmijë, sipas ministrisë. 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.
Gjithsesi Ukraina nuk është vetëm. E gjithë hapësira ajrore evropiane përfshirë dhe shumë vende të tjera jashshtë BE-së kanë ndaluar fluturimet e avionëve rusë. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Ky sanksion është i vlefshëm dhe për avionët privatë e të çdo lloj fluturimi. Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Belgjika, Republika Çeke, Portugalia, Greqia e Italia po dërgojnë mjete ushtarake, armatime e ndihma të tjera në Ukrainë. BE-ja njoftoi që ka ndaluar edhe transmetimin e dy mediave ruse Russia Today e Sputnik. Shtetet anëtare do të pranojnë refugjatët ukrainas duke anashkaluar procedurën normale të azilit. Ukraina ka ngritur edhe një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë. Sipas Zelensky, çështja në fjalë do të shkojë në një gjykatë që zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. OKB do të mbajë sot një seancë speciale urgjente për Ukrainën.
KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se po analizon rezultatet e bisedimeve të së hënës me një delegacion rus, i cili zgjati pesë orë dhe që u mbaj...
SHBA- Presidenti Joe Biden duket se ka siguruar amerikanët që mund të jenë të shqetësuar për luftën bërthamore se diçka e tillë ka 0 gjasa që të ndodhte....
SARAJEVË- Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, serbi Milorad Dodik ka telefonuar ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov. Sipas të dhënave që ...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se çfarë bisedoi me homologun rus Vladimir Putin në lidhje me luftën në Ukrainë. Me anë t...
PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar një deklaratë të Kurtit në seancë të Kuvendit ku e akuzonte se i kishte dhënë 8 ...
ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson u kërkoi G7 dhe liderëve të tjerë botërorë që të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë mbrojtëse dhe të vazhdojnë...
SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar 12 diplomatëve rusë të Kombeve të Bashkuara që të largohen nga vendi. CNN shkruan se ambasadori Richard Mills ky veprim...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka nisur një “stuhi” të paprecedentë sanksionesh kundër njerëzve dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë. Lista përfshin persona...
OTTAWA– Kryeministri kanadez Justin Trudeu deklaroi sot ndalimin e importit të naftës ruse duke thënë se të ardhurat nga nafta kanë ndihmuar për të mbësht...
UKRAINË- Gratë ukrainase edhe pse janë të përjashtuara nga lufta sërish nuk kanë ndenjur pa luftuar për vendin e tyre. Një video të publikuar në Twitter, s...