Bota

BE vendos sanksione ndaj më të fuqishmëve të Rusisë, ndëshkohet ‘krahu i djathtë’ i Putin

28 Shkurt 2022, 22:04 Nga DOSJA
BE vendos sanksione ndaj më të fuqishmëve të Rusisë,

BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka nisur një “stuhi” të paprecedentë sanksionesh kundër njerëzve dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë. Lista përfshin persona shumë të afërt me presidentin rus, për shembull: Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin; Igor Sechin, CEO i firmës ruse të naftës, Rosneft. Në një deklaratë për shtyp të botuar të hënën, Këshilli Evropian tha se masa shtesë kufizuese – duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe vendosjen e ndalimit të udhëtimit – u vendosën gjithashtu për:

Oligarkun rus Alisher Usmanov, i cili është bashkëpronar i kompanisë ruse ruse USM Holdings
Operatorin e dytë më të madh të telefonisë celulare në Rusi, Megafon
Bankierët Petr Aven dhe Mikhail Fridman

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell tha në deklaratën për shtyp se me këto sanksione BE-ja po synon të gjithë ata që kanë një rol të rëndësishëm ekonomik në mbështetjen e regjimit të Putinit dhe të përfitojnë financiarisht nga sistemi. Po ashtu, Borrell shtoi se sanksionet do të ekspozojnë pasurinë e elitës së Putinit. Vendimet e sotme pasojë një mori masash të reja të vendosura nga BE ndaj Rusisë javën e kaluar që janë vendosur për 680 individë dhe 53 subjekte.

LAJMI KRYESOR: Lufta vijon/ Asnjë ujdi mes Ukrainës e Rusisë, Kievi kërkon futjen në BE, Putin ka 3 kushte

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov igor sechin lufta ukraine-rusi vladimir putin dmitry peskov igor sechin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll