Bota

Negociatat me Rusinë, Zelenskyy: Deri tani s’ka rezultat, do përqendrohemi tek faza e dytë

28 Shkurt 2022, 22:43 Nga DOSJA
Negociatat me Rusinë, Zelenskyy: Deri tani s’ka rezultat, do

KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se po analizon rezultatet e bisedimeve të së hënës me një delegacion rus, i cili zgjati pesë orë dhe që u mbajt në Bjellorusi. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Zelenskyy shkruan se nga raundi i parë nuk kanë marrë atë që duan, por shtoi se me kthimin e delegacionit në Kiev do të diskutohet lidhur me hapat e radhës.

“Mund të ketë negociata të drejta nëse njëra palë nuk godet palën tjetër me artileri raketore në kohën e negociatave. Deri më tani nuk kemi rezultatin që do të donim të merrnim. Rusia ka deklaruar qëndrimin e saj dhe ne kemi deklaruar se jemi gati për t’i dhënë fund luftës. Ne morëm disa sinjale. Kur delegacioni të kthehet në Kiev, ne do të analizojmë atë që kemi dëgjuar dhe më pas do të vendosim se si të vazhdojmë në raundin e dytë të bisedimeve,”- tha Zelensky në një mesazh të postuar në faqen e tij në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

 

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll