Bota

Pjesë në OKB, SHBA-ja dëbon 12 diplomatë rusë, Kremlini: Kjo është shkelje e rëndë

28 Shkurt 2022, 22:09 Nga DOSJA
Pjesë në OKB, SHBA-ja dëbon 12 diplomatë rusë,

SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar 12 diplomatëve rusë të Kombeve të Bashkuara që të largohen nga vendi. CNN shkruan se ambasadori Richard Mills ky veprim ka ardhur për shkak të angazhimit të tyre në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë.

Misioni i SHBA-së në OKB tha gjithashtu në një deklaratë se 12 diplomatët rusë ishin operativë të inteligjencës të cilët kanë abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në SHBA duke u angazhuar në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare. Ata kanë afat deri në 7 Mars që të qëndrojnë në SHBA.

“Ne po e marrim këtë veprim në përputhje me marrëveshjen e selisë. Aksioni i sotëm ka qenë në vazhdim prej disa muajsh,” tha zëdhënësja e Misionit të SHBA, Olivia Dalton.

Ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia u përgjigj duke thënë se shpjegimi i Mills për dëbimet ishte i pamjaftueshëm. Nebenzya e quajti dëbimin e diplomatëve rusë një “shkelje të rëndë” të pozicionit të SHBA-së si vend pritës i OKB-së.

Ka shumë vende që e kuptojnë se cili është pozicioni rus, çfarë po bën dhe pse,” tha Nebenzya.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 e luftës/ Nisin bisedimet Moskë-Kiev, Ukraina kërkon armëpushim e futje në BE

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi richard mills vassily nebenzia lufta ukraine-rusi richard mills vassily nebenzia

Sondazh

Poll